2 Shkurt 2016 – ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë zhvilloi sot një takim për vendosjen e objektivave strategjike për 5-vitet e ardhshme me partnerët kryesorë të institucioneve publike.
Në fillim të takimit të pranishmit u informuan me hapat që po ndërmerr ALO 116 për të konsoliduar pozicionin e saj si një instrument kyç në mbrojtje të fëmijëve. Tashmë ALO 116 është tërësisht një shërbim i pavarur nga CRCA, gjë e cila tregon pjekurinë që ALO 116 ka arritur në shërbim të të drejtave të fëmijëve në vend.
Takimi vijoi me një prezantim të punës së ALO 116 për periudhën 2009-2015. Gjatë këtij prezantimit u evidentuan disa nga sfidat e hasura kryesisht në proçesin e referimit të rasteve. Një rëndësi primare në proçesin e referimit kanë ndërhyrjet multidisiplinare, koordinimi i shërbimeve si dhe ofrimi i mbështetjes për ato modele shërbimesh që i shërbejnë sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri.
Në fund të tij takimi konkludoi në disa rekomandime si:
- Unifikimi një formë referimi online me të gjithë partnerët
- Rritja e bashkëpunimit nëpërmjet protokolleve të posaçme të bashkëpunimit
- ALO 116, NJMF-të dhe shërbimet sociale rajonale të jenë aktorët kyç të sistemit të referimti;
- Mekanizmi I referimit të jetë kombëtar dhe të përmirësohet në pjesët ku ka boshllëqe;
